Aksoy: Greqia shkel statusin e ishujve të çarmatosur

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy tha se Turqia kërkon të zgjidhë me dialog shkeljen e statusit të çarmatimit të ishujve të Egjeut, por Greqia, si zakonisht, në vend të dialogut zgjedh të ankohet për Turqinë në BE.

Aksoy iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me Greqinë, e cila ka armatosur në kundërshtim me marrëveshjet, 16 nga 23 ishujt me status jo-ushtarak në detin Egje.

Ai tha se Greqia, në vend që të zgjidhë problemin me Turqinë, kërkon të gjejë zgjidhje nga palët e treta.

“Greqia sa herë që mbetet me shpatulla pas muri mendon se mund të zgjidhë hallet përmes vendeve të treta”, shkroi Aksoy.

Ai tha se qëndrimi që shkel marrëveshjet ndërkombëtare në lidhje me statusin e ishujve nga ana Greqisë vazhdon prej një kohe të gjatë.  

Turqia ka ndërmarrë rregullisht dhe vazhdimisht nisma diplomatike ndaj Greqisë për shkeljen e statusit të çarmatimit të ishujve, tha Aksoy, duke shtuar se bisedimet u pezulluan me kërkesën e Greqisë.

Aksoy tha se Turqia është e gatshme të hapë rrugët e dialogut.

Lajme të ngjashme