Merkel: Universiteti Turko-Gjerman, simbol i partneritetit

"Universiteti Turko-Gjerman është një shembull i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit, një simbol i partneritetit midis dy vendeve",- tha Merkel të premten në Stamboll.

Merkel: Universiteti Turko-Gjerman, simbol i partneritetit
Angela Merkel_Türk-Alman Üniversitesinde.jpg
erdogan-merkel
merkel-erdogan.jpg
Erdoğan ve Merkel.jpg

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Universiteti Turko-Gjerman është shembull i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe simbol i partneritetit turko-gjerman.

E ndodhur në Stamboll në kuadër të një vizite pune, të premten paradite Merkel mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së ndërtesave të reja në kampusin e Universitetit Turko-Gjerman. Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Ajo tha se ky universitet u ofron studentëve mundësinë për të zhvilluar dhe çuar përpara edhe veten e tyre, edhe shoqëritë të cilave ata u përkasin. “Studentët që ndjekin këtë universitet pasurojnë gjithashtu edhe marrëdhëniet mes dy vendeve”, u shpreh kancelarja.

Duke përmendur rëndësinë që ka për marrëdhëniet mes qeverive dhe në politikë dialogu i shoqërisë civile i formuar me urën e arsimit, Merkel theksoi se marrëdhëniet turko-gjermane në fushën e shkencës kanë rrënjë të thella që bazohen në të shkuarën.

Në fjalën e saj kancelarja gjermane u ndal edhe në ndihmën që Turqia vazhdon të sigurojë për miliona sirianë. "Këto përpjekje marrin falënderimet dhe vlerësimin tona”,- theksoi Merkel.

Sipas saj, këto përpjekje të Turqisë injektojnë tek sirianët shpresën për të ardhmen. Merkel vuri në dukje potencialin e kontributit që do të ofrojnë këta njerëz në rindërtimin e Sirisë kur të kthehen në vendin e tyre.

Në fjalën e saj Merkel tërhoqi vëmendjen në mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Gjermanisë në fushën e arsimimit të sirianëve, ndërsa theksoi vendosmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

“Në Universitetin Turko-Gjerman, i cili funksionon që nga viti 2013, planifikohet që në të ardhmen të arsimohen 5 mijë studentë me hapjen edhe të këtij qyteti studenti. Universiteti Turko-Gjerman është një shembull i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit midis dy vendeve. Ky kampus simbolizon partneritetin turko-gjerman, është simboli i studentëve me mendje të hapur në botë", tha Merkel.

 


Lajme të ngjashme