Erdogan: Nëse nuk vendoset paqja në Libi, do të ndikohet tërë Mesdheu

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) tha se urojnë që komuniteti ndërkombëtarë të mos bëjë të njëjtin gabim në Libi ashtu siç bëri në Siri.

Erdogan: Nëse nuk vendoset paqja në Libi, do të ndikohet tërë Mesdheu

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayip Erdoğan) tha se urojnë që komuniteti ndërkombëtar të mos bëjë të njëjtin gabim në Libi ashtu siç bëri në Siri.

Presidenti Erdoan, së bashku me Kancelaren gjermane, Angela Merkel mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ndërtesave të reja të Universitetit Turko-Gjerman në Stamboll.

Në fjalimin e tij të rastit në këtë ceremoni Erdoan u shpreh edhe në lidhje me përpjekjet për armëpushim në Libi dhe tha: “Nëse nuk sigurohet qetësia, ngjarjet në Libi do të ndikojnë tërë Mesdheun”.

“Nëse nuk duam që organizatat terroriste si DAESH dhe Al-Kaeda të bëjnë përsëri pazarllëqe me legjionarët në këtë vend, duhet të përshpejtohet procesi i zgjidhjes. Objektiva jonë më e madhe është ti japim fund kësaj krize”, nënvizoi Presidenti Erdoan.

Ai tha gjithashtu se duhet bërë presion veçanërisht ndaj puçistit Hafter dhe mbështetësve të tij, dhe shtoi: “Rritja prej ditës së djeshme të numrit të sulmeve ndaj vendbanimeve civile në Tripoli, marrja në shënjestër e aeroportit tregon se kush është në anën e paqes dhe kush është për vazhdimin e gjakut dhe lotëve. Ato që po jetojmë javët e fundit janë kthyer në një “lakmus” për Libinë. Në dritën e këtyre zhvillimeve komuniteti ndërkombëtar nuk duhet bëjë të njëjtin gabim në Libi siç bëri në Siri”.

Erdoan tha se do të mbështesin fuqishëm hapat që hidhen për paqen, zgjidhjen dhe ndalimin e gjakut dhe lotëve në Libi.

 


Lajme të ngjashme