Erdogan dhe Merkel zhvillojnë takimin dypalësh në Stamboll

Filloi takimi mes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ndodhet në Stamboll për një vizitë pune.

Erdogan dhe Merkel zhvillojnë takimin dypalësh në Stamboll

Takimi mbahet në vilën e Vahtetinit dhe sipas njoftimit të mëhershëm disa nga çështjet me peshë që presin në tryezë për diskutim janë: marrëdhëniet Turqi-BE, procesi i hyrjes [së Turqisë në BE], përditësimi i Bashkimit Doganor dhe liberalizimi i vizave, duke u nisur nga fakti që në korrik Gjermania do të marrë kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian.

Përveç marrëdhënieve bilaterale në takim do të shkëmbehen mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, ku një vend të veçantë pritet të zënë Libia me Sirinë.

Prite që pas takimit Merkel dhe Erdoan të dalin para kamerave në një konferencë të përbashkët shtypi.

Paradite Erdoan dhe Merkel morën pjesë në ceremoninë e përurimit të disa objekteve të reja në kampusin e universitetit turko-gjerman, që është hapur në vitin 2013 në Stamboll.

 


Lajme të ngjashme