Merkel viziton Turqinë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka nisur sot një vizitë pune në Turqi me ftesë të Presidentit Erdoan.

Merkel viziton Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel të premten në mëngjes erdhi në Turqi për një vizitë pune në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).

Sipas komunikatës me shkrim nga Drejtoria e Komunikimeve [të Presidencës turke] në takimin Erdoan-Merkel do të rishikohen nga të gjitha aspektet marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë.

Gjithashtu në këtë takim do të bisedohet edhe për hapat e mundshëm në drejtim të zhvillimit edhe më tej të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Disa çështje të tjera me peshë do të jenë marrëdhëniet Turqi-BE, duke u nisur nga fakti që në korrik Gjermania do të marrë kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian; procesi i hyrjes [së Turqisë në BE], përditësimi i Bashkimit Doganor dhe liberalizimi i vizave.

Përveç marrëdhënieve bilaterale në takim do të shkëmbehen mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, ku një vend të veçantë pritet të zënë Libia me Sirinë.

Në kuadër të vizitës është planifikuar edhe përurimi i qytetit studenti të Universitetit Turko-gjerman me pjesëmarrjen e Merkelit dhe Erdoanit.

 


Lajme të ngjashme