Çavusoglu: S-400 janë të integrueshme me sistemet e NATO-s

Sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që kemi marrë nga Rusia janë të integruara me sistemet e NATO-s, tha të enjten ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu në një panel për të ardhmen NATO-s, zhvilluar në Davos të Zvicrës.

Çavusoglu: S-400 janë të integrueshme me sistemet e NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) të enjten mori pjesë në panelin me temë "E ardhmja e NATO-s", zhvilluar në qytezën Davos të Zvicrës, ku vazhdon punimet edhe Forumi Ekonomik Botëror. Në fjalën që mbajti këtu kryediplomati turk tha: “Sistemi i mbrojtjes ajrore S-400 që kemi blerë nga Rusia është i integruar me sistemin e NATO-s. Pretendimet e çdo secili anëtar të NATO-s janë legjitime. Edhe ne kemi të tilla. Ne vazhdojmë të luftojmë kundër terrorizmit, por nuk kemi parë ndonjë mbështetje nga aleatët”.

Duke theksuar se Turqia e bleu sistemin e mbrojtjes ajrore nga Rusia, S-400 pasi kishte nevojë për një sistem të tillë, ministri Çavushollu tha: "Këto sisteme ne ua kërkuam shumë aleatëve të NATO-s, përfshirë edhe ShBA-të, por ata nuk na i dhanë. Ka shqetësime nëse S-400 është i integruar apo jo me sistemin e NATO-s. Ato janë të integruara me NATO-n dhe çështja mund të vlerësohet nga ekspertët. Ky është një sistem mbrojtës, ai nuk është një kërcënim kundër sistemeve të NATO-s apo kundër aleatëve".

 


Lajme të ngjashme