Çavusoglu merr pjesë në mbledhje të ndryshme të organizuara në kuadër të Forumit të Davosit

Çavusoglu mori pjesë në takimin e titulluar "Evropa në rritje" dhe në mbledhjen "Dialogu diplomatik për Sirinë” që u organizuan si pjesë e Forumit të 50-të Ekonomik Global (WEF) në Davos të Zvicrës.

Çavusoglu merr pjesë në mbledhje të ndryshme të organizuara në kuadër të Forumit të Davosit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu vuri në dukje se Bashkimi Evropian (BE), tani i ndarë, i mbyllur në vete dhe shumë larg vlerave të tij, duhet të braktisë politikat përjashtuese, populiste dhe proteksioniste dhe nëse dëshiron të jetë përsëri i fortë, duhet t’i mbrojë vlerat e tij thelbësore si demokracia, tregu i lirë dhe multikulturalizmi.

Çavusoglu mori pjesë në takimin e titulluar "Evropa në rritje", që u organizua si pjesë e Forumit të 50-të Ekonomik Global (WEF) në Davos të Zvicrës.

Në prononcimin e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter pas mbledhjes që u mbajt pa praninë e mediave, ministri Çavusoglu tha: “Bashkimi Evropian (BE), tani i ndarë, i mbyllur në vete dhe shumë larg vlerave të tij, duhet t’i braktisë politikat përjashtuese, populiste dhe proteksioniste dhe nëse dëshiron të jetë përsëri i fortë, duhet të mbrojë vlerat e tij thelbësore si demokracia, tregu i lirë dhe multikulturalizmi”.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu mori pjesë në mbledhjen me temë “Dialogu diplomatik për Sirinë” që u mbajt prapa dyerve të mbyllura.

Sipas informatave të marra ministri Çavusoglu në këtë mbledhje shpjegoi politikat e Turqisë për vendosjen e paqes në Idlib, vazhdimin e punimeve të Komitetit Kushtetues të Sirisë dhe kthimin vullnetarë të emigrantëve sirianë në shtëpitë e tyre.

 


Lajme të ngjashme