Ushtria turke dislokon njësitë komando në kufirin me Sirinë

Forcat e Armatosura Turke (TSK) përforcuan personelin e dislokuar në kufirin me Sirinë me njësitë komando me autoblinda.

Ushtria turke dislokon njësitë komando në kufirin me Sirinë

Forcat e Armatosura Turke (TSK) përforcuan personelin e dislokuar në kufirin me Sirinë me njësitë komando me autoblinda.

Autokolona e autoblindave që transportonin komandot e dërguar nga njësitë e ndryshme të Turqisë mbërritën në qytetin Kilis.

Autokolona, e cila udhëtonte në drejtim të vendkalimit kufitar Oncupinar, kaloi nëpër qendrën e qytetit nën masa të shtuara të sigurisë, ndërsa më pas vazhdoi drejt vijës kufitare.

Mësohet se komando dhe automjete janë dërguar për përforcim të njësive ushtarake të vendosura në kufirin sirian.

 


Lajme të ngjashme