Çavusoglu realizon takime të rëndësishme në Davos

I ndodhur në Davos të Zvicrës për Forumin e 50-të Ekonomik Botëror ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) realizoi të martën disa takime dypalëshe.

Çavusoglu realizon takime të rëndësishme në Davos
çavuşoğlu davos 2.jpg

Fillimisht kryediplomati turk u takua me presidentin e Kompanisë Shtetërore të Naftës së Azerbajxhanit, Rövneg Abdullayev.

Më pas ministri Çavushollu pati takime të ndara me ministren e Drejtësisë dhe Emigracionit të Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe me ministrin e Jashtëm të Ruandës, Vincent Biruta.

Në këto takime u diskutua për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Në kuadër të punimeve të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror (WEF20), që mbahet në Davos të Zvicrës, Mevlut Çavushollu realizoi gjithashtu dy takime të ndara edhe me presidentin e grupit “Alibaba”, Michael Evans dhe presidentin e grupit “Mahindra”, Anand Mahindra, me të cilët bisedoi për planet e tyre investuese në Turqi.

Më pas ministri Çavushollu mori pjesë në takimin “Vizioni i ri për Euroazinë – Partneritet për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në këtë takim morën pjesë edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev dhe Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Gakharia dhe takimi u zhvillua pa praninë e mediave.

Siç raportojnë burimet diplomatike ministri Çavushollu në takim, ku u shpjegua hapja e re aziatike, i informoi të pranishmit mbi vizionin e Turqisë, si një vend që ndodhet në qendër të Euroazisë, për “kontinentin aziatik në ngritje”. Në fjalën e tij kryediplomati turk u ndal edhe në projektet e përbashkëta të Turqisë me Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë në sektorin e transportit dhe sigurinë energjetike.

Në postimin që ka bërë në llogarinë e tij në median sociale lidhur me këtë takim Çavushollu shkruan: “Në takimin vizioni i ri për Euroazinë theksuam se shekulli i 21-të është epoka e lartësimit të Azisë. Azia po bëhet edhe një herë qendra e gravitetit në botë. Turqia ndodhet në qendër të Euroazisë. Iniciativa jonë “Përsëri Azia” [Azia Anew] do ta pozicionojë vendin tonë në vendin e duhur në epokën e Azisë”.

 


Lajme të ngjashme