Çavusoglu i bën thirrje Rusisë për përmbushjen e obligimeve në Siri

Ministri i Punëve të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se gjendja në qytetin Idlib të Sirisë është ende kritike dhe tha se nga Rusia, që është garantuesja e regjimit të Beshar Esadit, presin që të përmbushë obligimet e saj.

Çavusoglu i bën thirrje Rusisë për përmbushjen e obligimeve në Siri

Ministri i Punëve të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se gjendja në qytetin Idlib të Sirisë është ende kritike dhe tha se nga Rusia, që është garantuesja e regjimit të Beshar Esadit, presin që të përmbushë obligimet e saj.

Çavushollu mbajti një fjalim në seancën e hapur me kapitullin “Panorama gjeopolitike e Lindjes së Mesme dhe Afrikës”, të zhvilluar në kuadër të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror në qytezën Davos të Zvicrës.

Në seancën e drejtuar nga Kreu i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) Borge Brende, Çavushollu iu referua konfliktit Izrael-Palestinë, që para 10 vitesh ishte problemi themelor në Lindjen e Mesme.

Ai nënvizoi se ky problem vazhdon ende dhe sot e kësaj dite dhe shtoi: “Sepse Izraeli vazhdon pushtimin e jashtëligjshëm dhe politikat e papajtueshme”.  

Ministri Çavushollu u shpreh se në periudhën në vijim në Lindje të Mesme, krahas Palestinës u shtuan edhe shumë kriza të tjera dhe nënvizoi se kriza e Sirisë, që vazhdon prej 9 vitesh dhe problemet në Jemen, Libi dhe Irak kanë ndikuar tërë botën.

“Për zgjidhjen e këtyre problemeve, si Turqi, ne jemi duke bërë një përpjekje aktive”, tha Çavushollu duke shtuar se në dimension e krizës njerëzore, Turqia mirëpret 3,6 milionë njerëz dhe punon që sirianët të kthehen në vendin e tyre vullnetarisht dhe në mënyrë të sigurt.

Në fjalimin e tij ministri turk tha se janë duke punuar së bashku me Rusinë për zgjidhjen e krizave të rëndësishme si Siria dhe Libia dhe falë kësaj kanë kapërcyer krizën njerëzore në Idlib.

Ai nënvizoi se gjendja në Idlib është ende kritike dhe shtoi: “ Sulmet e Rusisë pa llogaritur civilët janë të papranueshme. Nga Rusia, që është garantuesja e regjimit të Beshar Esadit, presim që të përmbushë obligimet e saj. Presidenti ynë (Erdoan) ia rikujtoi këtë Putinit (liderit rus) në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë”.   

Nga ana tjetër ministri Çavushollu theksoi se problemi themelor në Libi është Hafteri.

“(Halife Hafter) As në Moskë nuk nënshkroi deklaratën e përbashkët, as në Berlin nuk ndërmori haptazi një obligim mbështetës (për armëpushimin). Kurse Kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayiz Mustafa Es-Serraj në të dyja çështjet u soll në mënyrë konstruktive dhe deklaroi mbështetjen e tij. Turqia tani ka vetëm konsultim dhe trajnim ushtarak. Turqia pret zbatimin e armëpushimit”, tha ministri i Punëve të Jashtëm, Mevlyt Çavushollu.

 


Lajme të ngjashme