Turqia vihet në veprim për familjet siriane në zonën rurale në Idlib

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar ndërtimin e një strehimi urgjent të përkohshëm për familjet që ikin nga lufta dhe të cilat përpiqen për të mbijetuar në zonat rurale të Idlibit.

Turqia vihet në veprim për familjet siriane në zonën rurale në Idlib
idlib.jpg
idlib.jpg
idlib.jpg
idlib.jpg
idlib.jpg

Turqia vihet në veprim për familjen siriane Suleymani për të cilën Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë: “Unë dhe bashkëshortja ime u shtangëm kur e pamë në ekran atë nënë me 5 fëmijë”.

Presidenti Erdogan ka urdhëruar ndërtimin e një strehimi urgjent të përkohshëm për familjet që ikin nga lufta dhe të cilat përpiqen për të mbijetuar në zonat rurale të Idlibit.

Nëna në fjalë, e cila së bashku me 5 fëmijë jeton në një çadër të improvizuar, ëndërron që një ditë të kthehet në shtëpinë e saj. 25-vjeçarja Anud Suleyman, e larguar nga shtëpia para 4 muajve për shkak të sulmeve të regjimit të Esadit dhe Rusisë, është strehuar në zonën rurale të Idlibit, ndërsa së bashku me 5 fëmijë përpiqet të mbijetojë në një çadër të improvizuar me batanije.

Çadra në zonën rurale të Idlibit, që është ndalesa e fundit e familjes Suleyman nga Hama, që u detyrua të ndryshojë katër qytete duke lënë gjithçka mbrapa për shkak të luftës, nuk ka as një sobë për gatim.

Anud, e cila nuk mund të sigurojë ushqim të mjaftueshëm dhe ngrohje për fëmijët e saj në kampin e kapluar nga i ftohti dhe balta, shpesh kujdeset vetëm për 5 fëmijë në mungesë të bashkëshortit të saj që ndodhet larg për shkak të punës. Duke vazhduar jetën në çadër pa shtrat për të fjetur me ndihmën e vëllait të saj të madh që jeton në një çadër tjetër afër saj, Anud ëndërron ditën që do të kthehet në shtëpi. Për shkak të sulmeve të regjimit të Esadit dhe Rusisë, Anud Suleyman u shpërngul në zonën rurale të Idlibit me 5 fëmijë 4 muaj më parë.

Presidenti Erdogan, i cili dëgjoi për këtë ngjarje, urdhëroi autoritetet që të ndërtojnë një strehim të përkohshëm urgjent për familjet në vështirësi në Idlib.

 


Lajme të ngjashme