“Prania e Turqisë në Libi ka rritur perspektivat e paqes në këtë vend”

Presidenti Erdogan bisedoi me gazetarët në aeroplan ndërsa kthehej në vend pas programit të tij në Gjermani.

“Prania e Turqisë në Libi ka rritur perspektivat e paqes në këtë vend”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur që prania e Turqisë në Libi ka rritur perspektivat e paqes në këtë vend.

Presidenti Erdogan bisedoi me gazetarët në aeroplan ndërsa kthehej në vend pas programit të tij në Gjermani.

Në lidhje me Konferencën e Berlinit Presidenti Erdogan tha: “Nëse jemi një shtet i fortë, atëherë ka shumë pritje nga ne. Turqia është çelësi i paqes. Hapat që hodhëm në çështjen e Libisë ekuilibruan procesin. Ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin politik si në terren, ashtu edhe në tryezë”.

Duke vënë në dukje se prania e Turqisë në Libi ka rritur perspektivat e paqes në këtë vend, kreu i shtetit turk tha se “Ne shohim se çfarë lojërash luhen nën maskën e luftës kundër terrorizmit”.

Erdogan tha që ishte e rëndësishme që Haftar nuk i nënshkroi tekstet në Konferencën e Libisë, ndërsa shtoi se “Ngjarja mbeti e dëshmuar gojarisht nga pjesëmarrësit. Shpresoj se rezultati do të jetë i mirë”.

Ai gjithashtu bëri të ditur që nëse zbatohet armëpushimi, për të cilin ai bëri thirrje së bashku me Presidentin rus Vladimir Putin, në Libi do të hapet edhe procesi politik.

Pas një pyetje në lidhje me ftesën e Kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis të (puçistit) Haftar në Greqi, Erdogan tha: “Micotakis e thërriti Haftarin në Greqi vetëm për të na provokuar”.

Erdogan gjithashtu tha se një lider i ka thënë që “Micotakis dëshiron t’i rregullojë marrëdhëniet me ju”, ndërsa ai i është përgjigjur duke thënë se “Fillimisht Micotakis le ta rregullon këtë gabim, pastaj është lehtë që ne të takohemi”.

 


Lajme të ngjashme