Kalin: Turqia një aktore kyçe për zgjidhjen e krizës libiane

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri të ditur se Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë për ndaljen e konflikteve në Libi dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike në këtë vend.

Kalin: Turqia një aktore kyçe për zgjidhjen e krizës libiane

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri të ditur se Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë për ndaljen e konflikteve në Libi dhe për gjetjen e një zgjidhjeje politike në këtë vend, ndërsa shtoi se diplomacia efektive dhe e gjithanshme e Presidentit Recep Tayyip Erdogan e bëri Turqinë njërën prej aktoreve kyçe të këtij procesi.

Zëdhënësi Kalin nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale i bëri një vlerësim Samitit të Berlinit që u organizua në kryeqytetin e Gjermanisë me qëllim vendosjen e një armëpushimi të përhershëm dhe fillimin e procesit politik për gjetjen e zgjidhjes krizës libiane.

“Samiti i Berlinit është një rast i mirë për ndaljen e luftimeve dhe për gjetjen e zgjidhjes politike në Libi. Diplomacia efektive e Presidentit tonë bëri që Turqia të jetë njëra prej aktoreve kyçe në këtë proces. Turqia do të vazhdojë me politikat e saj konstruktive dhe paqësore kundër luftërave me prokurë”, bëri të ditur në postimin e tij zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin.

 


Lajme të ngjashme