Erdogan u kthye në atdhe nga Samiti i Berlinit

Pas përfundimit të takimeve në Berlin, ku kishte shkuar për samitin e Libisë në përgjigje të ftesës së kancelares gjermane Angela Merkel, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u kthye në atdhe.

Në orën 23:50 avioni “TRK” me Presidentin Erdoan dhe delegacionin që e shoqëroi në këtë vizitë [në Berlin] zbriti në aeroportin “Ataturk” të Stambollit.

Në aeroport Erdoani u prit nga zv.presidenti Fuat Oktaj (Oktay), Prefekti i Stambollit Ali Jerlikaja (Yerlikaya) dhe drejtori i Policisë së Stambollit, Mustafa Çallëshkan (Çalışkan).

Bashkë me Erdoanin u kthyen në atdhe edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Kalın).

Lajme të ngjashme