Erdogan: Rruga për paqen e Libisë kalon nga Turqia

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se rruga për paqen e Libisë kalon nga Turqia.

Erdogan: Rruga për paqen e Libisë kalon nga Turqia

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se rruga për paqen e Libisë kalon nga Turqia.

Përpara samitit të Berlinit për Libinë, Presidenti Erdoan publikoi një artikull për gazetën “Politico” me qendër në Uashington.

Në artikullin e tij, Erdoan përdori shprehjen: “Lënia e Libisë në mëshirën e baronit të luftës do të jetë një gabim historik. Ne do të kontribuojmë në trajnimin e forcave të sigurisë së Libisë dhe luftën e tyre kundër terrorizmit dhe trafikimit të njerëzve”.  

Ai nënvizoi gjithashtu se: “Po të mendojmë se Evropa nuk është shumë vullnetare për të dhënë mbështetje ushtarake ndaj Libisë, opsioni më i hapur që mund të bëhet është të bashkëpunojë me Turqinë, e cila i ka premtuar aktualisht Libisë mbështetje ushtarake”.    

 



Lajme të ngjashme