Turqia deportoi një terrorist me shtetësi daneze
Turqia njoftoi të premten dëbimin e një luftëtari të huaj terrorist me shtetësi daneze drejt vendit të origjinës.
1342723

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur përmes një komunikate të shkruar se vazhdojnë procedurat lidhur me riatdhesimin e luftëtarëve të huaj terroristë në vendet përkatëse.
Së fundmi është deportuar në vendin e tij një terrorist me shtetësi daneze duke e rritur në 156 numrin e terroristëve që janë dërguar nga Turqia.
Deportimi i terroristëve të huaj kishte filluar më 11 nëntor 2019.