Erdogan: Regjimi sirian nuk respekton hapin e ndërmarrë për armëpushimin në Idlib

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se sulmet në Idlib të Sirisë janë një provë shumë e qartë që regjimi nuk e respekton hapin e ndërmarrë për armëpushimin.

1342800
Erdogan: Regjimi sirian nuk respekton hapin e ndërmarrë për armëpushimin në Idlib

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të premten pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll.

Në lidhje me sulmin e forcave të regjimit [Esadit] në Idlib të Sirisë, udhëheqësi turk tha: “Kjo është një provë e qartë që regjimi nuk e respekton hapin e ndërmarrë për armëpushimin. Të dielën do të jemi bashkë, do të takohemi në Berlin. Këto çështje do t’i diskutojmë gjerësisht me [Presidentin e Rusisë Vladimir] Putin. Zhvillimet në Idlib janë shqetësuese”.

Kurse lidhur me sulmin në Siri, ku ranë dëshmorë 3 ushtarakë turq, Presidenti Erdoan tha: "Ne nuk mund ta lëmë pa përgjigje këtë. Ata [autorët] do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Edhe pse Samiti i Berlinit konsiderohet si një takim ku do të dominojë Libia, unë mendoj të ngre edhe çështjen e Idlibit”.

Lidhur me armëpushimin në Libi dhe konferencën [që do të mbahet të dielën] në Berlin Presidenti Erdoan bëri këtë vlerësim për gazetarët: "Ky njeri [gjenerali Khalifa Haftar, udhëheqësi i forcave paramilitare në Libi) nuk është një njeri i besueshëm. Ata vazhduan të bombardonin Tripolin. Ne do ta shohim qartë këtë në Berlin. Uroj që t'i mbajnë premtimet e bëra”.

Presidenti Erdoan dhe presidenti rus Putin më 8 janar u kërkuan armëpushim të gjitha palëve në Libi.

Armëpushimi hyri në fuqi më 12 janar me pranimin e tij nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe forcat e Haftarit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte ftuar krerët e shteteve dhe qeverive në Konferencën e Libisë që do të mbahet të dielën në Berlin (19 janar).



Lajme të ngjashme