MPJ thërret të ngarkuarin me punë të Egjiptit në Ankara për bastisjen e zyrës së AA-së

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Egjiptit në Ankara është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me ndalimin e punonjësve të agjencisë turke të lajmeve “Anadolli” (AA) në zyrën e saj në Kajro.

1341774

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, të ngarkuarit me punë të Egjiptit i është përcjellë reagimi i Turqisë në lidhje me këtë ngjarje.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Egjiptit, që prej vitit 2013 e deri më tani, vazhdojnë në nivelin e të ngarkuarit me punë.

Në bastisjen e policisë egjiptiane të një dite më parë në zyrën e AA-së në kryeqytetin Kajro ishin ndaluar 4 punonjës, një prej të cilëve turk, dhe ishin dërguar në një vend të panjohur.

Ekipet e policisë shkuan në orët 18.00 të një dite më parë në zyrën e agjencisë së lajmeve “Anadolli” dhe mbyllën kamerat e sigurisë dhe linjën e internetit.

Forcat e sigurisë, që bënë kërkime në zyrë deri në orët e mëngjesit, sekuestruan pasaportat, celularët dhe kompjuterët e punonjësve dhe penguan që ata të kontaktojnë me jashtë.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Turqisë në Kajro, Kemalettin Eruygur bëri nismat e nevojshme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit dhe ndjek nga afër këtë çështje.

Avokatët e agjencisë turke të lajmeve “Anadolli” dhe Ambasadës së Turqisë në Kajro kërkuan nga autoritetet përkatëse egjiptiane se përse janë ndaluar gazetarët dhe ku janë dërguar ata, por nuk mundën të marrin asnjë informacion në lidhje me këtë.

Lajme të ngjashme