Forcat turke të sigurisë filluan operacionin antiterror “Kapan-4 Mava”

Forcat turke të sigurisë në rajonin Batman të Turqisë e filluan operacionin antiterror të koduar “Kapan-4 Mava".

1341795
Forcat turke të sigurisë filluan operacionin antiterror “Kapan-4 Mava”

Forcat turke të sigurisë në rajonin Batman të Turqisë e filluan operacionin antiterror të koduar “Kapan-4 Mava” me pjesëmarrje të 795 pjesëtarëve të xhandarmerisë, policisë dhe rojeve të sigurisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria, seria e operacioneve antiterror të koduara “Kapan” të nisura javën e kaluar për të luftuar terrorizmin në Turqi, vazhdojnë pavarësisht të gjitha kushteve të vështira të motit.

Në këtë kuadër filloi operacioni "Kapan-4 Mava" me qëllim të neutralizimit të terroristëve që konsiderohet se ndodhen në zonën e strehimit Mava në Batman.

Komandantët e Komandave të Xhandarmërisë në rajonin e Diyarbakirit dhe të Batmanit personalisht drejtojnë dhe menaxhojnë operacionin në të cilin marrin pjesë 795 pjesëtarë të komandove të xhandarmerisë, njësive speciale të xhandarmerisë, njësive speciale të policisë dhe të rojeve të sigurisë.

 


Lajme të ngjashme