Forcat turke neutralizuan 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës vazhdojnë me operacione antiterror në veri të Irakut.

1341714
Forcat turke neutralizuan 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Me anë të një operacioni antiterror të mbështetur nga ajri që forcat turke të sigurisë kryen në zonën Hakurk në veri të Irakut u neutralizuan 3 terroristë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se “Gjatë operacionit të mbështetur nga ajri u neutralizuan 3 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK të zbuluar në zonën Hakurk në veri të Irakut. Operacionet antiterror në këtë zonë vazhdojnë me vendosmëri”.

Nga ana tjetër gjatë një operacioni të mbështetur nga ajri të kryer në koordinim mes Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT) në veri të Irakut u neutralizuan 6 terroristë të PKK-së.

 


Lajme të ngjashme