Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të ushtrive turke dhe amerikane biseduan çështjen e Sirisë

Gjenerali Guler me homologun e tij amerikan Milley u takua në kryeqytetin belg Bruksel, ku ai shkoi për të marrë pjesë në takimin e Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-s.

1341076
Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të ushtrive turke dhe amerikane biseduan çështjen e Sirisë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Yasar Guler me homologun amerikan Mark Milley bisedoi për çështjen e Sirisë.

Gjenerali Guler me homologun e tij amerikan u takua në kryeqytetin belg Bruksel, ku ai shkoi për të marrë pjesë në takimin e Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-s.

Zëdhënësja e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, kolonelja DeDe Halfhill në një komunikatë me shkrim të publikuar tha se “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Mark Milley në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës realizoi një takim me homologun e tij turk gjeneralarmate Yasar Guler. Dy komandantë diskutuan situatën e sigurisë në Siri dhe rëndësinë e bashkëpunimit turko-amerikan në rajon. ShBA-të i japin rëndësi marrëdhënieve dypalëshe strategjike me Turqinë”.

Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-s u takuan në Bruksel për të diskutuar çështjet kryesore në agjendën e aleancës. Takimi 2-ditor drejtohet nga Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneralarmate Stuart Peach.

Pikat kryesore të agjendës së takimit ishin aftësia e mbrojtjes dhe e parandalimit të NATO-s, Misioni Trajnues në Irak, Misioni i Mbështetjes së Qëndrueshme në Afganistan, forca paqeruajtëse në Kosovë e njohur si KFOR, marrëdhëniet me Rusinë dhe partnerët.

 


Lajme të ngjashme