Turqia mori kryesimin e radhës të Forumit të Bashkëpunimit Evropian të Sigurisë

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se Turqia mori përsipër kryesimin e radhës për një periudhë 4-mujore.

1340750
Turqia mori kryesimin e radhës të Forumit të Bashkëpunimit Evropian të Sigurisë

Turqia mori përsipër kryesimin e radhës të Forumit Evropian të Bashkëpunimit për Siguri (ESCF).

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se Turqia mori përsipër kryesimin e radhës për një periudhë 4-mujore të Forumit Evropian të Bashkëpunimit për Siguri, që së bashku me Këshillin e Përhershëm është një nga dy organet vendimmarrëse të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Deklarata bën të ditur se zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Sedat Onal do të marrë pjesë në mbledhjen hapëse të kryesisë së Forumit që do të mbahet më 15 janar 2020 në kryeqytetin austriak Vjenë.

Në këtë mbledhje, ku do të theksohet rëndësia e takimeve të Forumit në kontekstin e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale dhe do të vihen në pah kontributet e Turqisë në kuadër të kryesimit të radhës, do të ndahen edhe informacionet për prioritetet e Turqisë gjatë periudhës së kryesimit.

 


Lajme të ngjashme