Çavusoglu: Procesi i Berlinit nuk do të ketë kuptim nëse Haftar vazhdon kështu

Gjenerali puçist Haftar, i cili udhëheqë forcat e armatosura kundër Turqisë në Libi, u largua nga Rusia pa e nënshkruar marrëveshjen për armëpushim.

Çavusoglu: Procesi i Berlinit nuk do të ketë kuptim nëse Haftar vazhdon kështu

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi që në qoftë se puçisti Haftar vazhdon të mos e nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim në Libi atëherë as "Procesi i Berlinit” nuk do të ketë kuptim.

Gjenerali puçist Haftar, i cili udhëheqë forcat e armatosura kundër Turqisë në Libi, u largua nga Rusia pa e nënshkruar marrëveshjen për armëpushim.

Ministri i Jashtëm, Çavusoglu bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me çështjen.

Duke vënë në dukje që “Procesi i Berlinit do të jetë i pakuptimtë nëse Haftar vazhdon kështu”, ministri Çavusoglu tha: “Drafti i marrëveshjes ishte në fazën e nënshkrimit dhe pala ruse na informoi që Haftari kërkon kohë deri në mëngjes. Aktualisht ata nuk do të nënshkruajnë këtë draft”.

“Turqia e udhëhequr nga Presidenti Erdogan bëri dhe do të vazhdojë të bëjë atë që i takon për vendosjen e armëpushimit dhe paqes në Libi. Por, në këtë tablo shohim se kush dëshiron paqe e kush luftë, kush dëshiron unitetin e Libisë e kush jo”, vlerësoi ministri Çavusoglu.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se gjenerali puçist Halife Haftar, palë e marrëveshjes së armëpushimit, ishte larguar nga Moska pa e nënshkruar marrëveshjen në fjalë.



Lajme të ngjashme