Albayrak: Vlera e shtuar, punësimi dhe prodhimi janë prioritet i Turqisë

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, deklaroi të martën se prioritet i qeverisë do të jenë vlera e shtuar, punësimi dhe prodhimi i bazuar në eksport.

1340735
Albayrak: Vlera e shtuar, punësimi dhe prodhimi janë prioritet i Turqisë

“Në dashtë Allahu, këto shifra do t’i çojmë edhe më përpara në vitin 2020”, theksoi ai.

Albayrak vlerësoi të dhënat e prodhimit industrial të muajit nëntor 2019 përmes një serie postimesh në rrjetin social “Twitter”, ku vuri në pah se janë duke avancuar hap pas hapi drejt vrullit të dëshiruar në prodhimin industrial.

Sipas grafikut informues që shoqëron mesazhet e ministrit turk të Thesarit dhe Financave, të dhënat e indeksit të prodhimit industrial për nëntorin 2019 dhe zhvillimet në nënsektorët e industrisë shpalosin ecurinë e fuqishme pozitive të procesit të përshpejtimit pas balancimit të sektorit real.

Ky grafik tregon gjithashtu se indeksi i teknologjisë së lartë është rritur me 6,8 për qind në bazë mujore dhe 17,8 për qind në bazë vjetore; indeksi i industrisë së prodhimit është rritur me 1,1 për qind në bazë mujore dhe 5,3 për qind në bazë vjetore; ndërsa indeksi i të mirave kapitale (mallrat kapitale) është rritur me 2,4 për qind në bazë mujore dhe 7,5 për qind në bazë vjetore.



Lajme të ngjashme