Erdogan: Qëllimi ynë është të shndërrojmë Turqinë në një qendër globale të energjisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se projekti “Rrjedha Turke” do të jetë një nga veprat simbolike të epokës së re.

1337758
Erdogan: Qëllimi ynë është të shndërrojmë Turqinë në një qendër globale të energjisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se projekti “Rrjedha Turke” do të jetë një nga veprat simbolike të epokës së re dhe shtoi: "Qëllimi ynë është që ta bëjmë vendin tonë një nga qendrat globale të energjisë".

Presidenti Erdogan në llogarinë e tij në Twitter postoi një mesazh në lidhje me përurimin e linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”, e cila do të transportojë gazin rus në Turqi dhe prej këtu në Evropë.

Erdogan në mesazhin e tij postoi një infografik me hartën e projektit.

“Nga aspekti i marrëdhënieve bilaterale dhe hartës së energjisë në rajonin tonë ky është një projekt historik i zhvilluar me miqtë tanë rusë, për të cilin kemi bërë përpjekje të mëdha. Investimet tona të viteve të fundit bën që të kemi një infrastrukturë që do të jetë e rëndësishme për vetën tonë dhe për rajonin nga aspekti i kapacitetit të furnizimit me gaz natyror dhe një qendër tregtare”, shkruan Erdogan në mesazhin e tij.

Erdogan deklaroi se janë duke punuar për të rritur aktivitetet e kërkimit të hidrokarbureve në tokë dhe det në përputhje me zbulimin e burimeve të reja të furnizimit dhe zhvillimin e rezervave ekzistuese.

"Qëllimi ynë është ta bëjmë vendin tonë një nga qendrat globale të energjisë. Ne besojmë se i gjithë rajoni do të përfitojë nga vlera e shtuar që do të shfaqet kur të mobilizojmë plotësisht potencialin tonë”, përfundoi Erdogan.

Kreu i shtetit turk në postimin e tij gjithashtu jep detaje teknike në lidhje me projektin.

 


Lajme të ngjashme