“Hapi strategjik në ekuacionin e Mesdheut Lindor: Memorandum mirëkuptimi Turqi-Libi”

Gjatë takimit dypalësh me Presidentin Vladimir Putin iu dhurua libri me titull “Hapi strategjik në ekuacionin e Mesdheut Lindor: Memorandum mirëkuptimi Turqi-Libi”, i përgatitur dhe botuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës.

“Hapi strategjik në ekuacionin e Mesdheut Lindor: Memorandum mirëkuptimi Turqi-Libi”

Gjatë takimit dypalësh me Presidentin Vladimir Putin, i cili ndodhet në Stamboll për ceremoninë e përurimit të linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”, atij iu dhurua libri me titull “Hapi strategjik në ekuacionin e Mesdheut Lindor: Memorandum mirëkuptimi Turqi-Libi”, i përgatitur dhe botuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës.

Libri i botuar në anglisht dhe turqisht përbëhet prej kapitujve “Rëndësia gjeopolitike e Mesdheut Lindor”, “Potenciali i Mesdheut Lindor nga aspekti i hidrokarbureve”, “Pozicioni i Turqisë në lidhje me Mesdheun Lindor”, “Qëndrimi i BE-së, udhëheqjes greko-qipriote dhe Greqisë ndaj Mesdheut Lindor” dhe “Memorandumi i mirëkuptimit Turqi-Libi”.

Libri paraqet rëndësinë strategjike të Mesdheut Lindor përgjatë historisë dhe sot.

Sidoqoftë, potenciali i hidrokarbureve i Mesdheut Lindor shpjegohet në detaje përmes të dhënave dhe pamjeve nga raporte të ndryshme.

Në libër, ku gjithashtu shpjegohet pozita e drejtë e Turqisë në Mesdheun Lindor e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe në marrëveshjet ndërkombëtare, veçanërisht theksohen të drejtat dhe legjitimitetet e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Në mes tjerash në libër shqyrtohen edhe lëvizjet e padrejta të Bashkimit Evropian, udhëheqjes greko-qipriote dhe Greqisë, ndërsa shpjegohet edhe domethënia e këtyre lëvizjeve në kontekstin e Turqisë dhe në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Marrëveshja e Turqisë e nënshkruar me Libinë, shpjegohet nga shumë aspekte si politike, ligjore dhe ekonomike, ndërsa libri zbulon një prezantim të detajuar të gjithë procesit të marrëveshjes dhe pasojat e mundshme.

 


Lajme të ngjashme