“Sulmi i Amerikës ndaj Sulejmanit do të ndikojë direkt Lindjen e Mesme dhe ekuacionin ndërkombëtar”

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik tha se vrasja e komandantit iranian, Kasim Sulejmani me operacionin e ndërmarrë nga Amerika, ka sjellë rezultate që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti Lindjen e Mesme dhe ekuacionin ndërkom

1335849
“Sulmi i Amerikës ndaj Sulejmanit do të ndikojë direkt Lindjen e Mesme dhe ekuacionin ndërkombëtar”

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik tha se vrasja e komandantit iranian, Kasim Sulejmani me operacionin e ndërmarrë nga Amerika, ka sjellë rezultate që do të ndikojnë drejtpërsëdrejti Lindjen e Mesme dhe ekuacionin ndërkombëtar.

Omer Çelik vlerësoi rendin e ditës në një konferencë për shtyp.

Ai tha se viti 2020 filloi me një ngjarje që duket se do të zotërojë kriza të mëdha politike, probleme dhe çështje të ndërlikuara në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rikujtoi se Sulejmani dhe zëvendëskryetari i organizatës Hashdi Shabi u vranë (ditën e premte) si pasojë e një atentati.

Çelik bëri të ditur se ky atentat do të ndikojë drejtpërsëdrejti në Lindjen e Mesme dhe ekuilibrin ndërkombëtar dhe me deklaratat e bëra çdo ditë përjetohen “tërmete pasuese”. Gjithashtu nënvizoi se Turqia po i ndjek nga afër këto zhvillime.

Duke bërë të ditur se tensioni në Irak është intensifikuar së tepërmi dhe është në një ambient ku tensioni është i lartë dhe dhuna është e fuqishme, Çelik tha: “Pas këtij veprimi (atentatit) Irani deklaroi se është tërhequr plotësisht nga marrëveshja bërthamore dhe kjo është një deklaratë simbol nga aspekti i demonstrimit se si atentati i realizuar në aeroportin e Irakut mund të ndikojë jo vetëm rajonin, por tërë botën. Si rrjedhojë, në këtë mënyrë është bërë shkas për zhvillime që do të shkaktojnë rezultate jashtëzakonisht negative në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit, si të Irakut, ashtu edhe rajonit tonë dhe tërë botës”.

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omer Çelik tërhoqi vëmendjen se ky sulm do të rrisë edhe më shumë destabilitetin në rajon, ndërkohë që kërcënimet reciproke përshkallëzohen çdo orë e më shumë.

 


Lajme të ngjashme