Akar bisedoi në telefon me homologun amerikan për Irakun
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mark Esper për të diskutuar zhvillimet e fundit në Irak, njoftoi të hënën Ministria përmes një komunikate zyrtare.
1335811

Sipas deklaratës së lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë (MSB) në bisedën telefonike Akar-Esper u shkëmbyen mendime për çështjet e sigurisë që interesojnë të dyja vendet në rajon, me theks të veçantë zhvillimet në Irak.