Kryediplomati turk dhe homologu britanik bisedojnë në telefon për vrasjen e Qasem Soleimanit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, bisedoi në telefon të dielën me homologun e tij britanik, Dominic Raab.

1335019
Kryediplomati turk dhe homologu britanik bisedojnë në telefon për vrasjen e Qasem Soleimanit

Sipas burimeve diplomatike turke, Çavusoglu dhe Raab diskutuan rreth vrasjes me një sulm ajror amerikan të gjeneralit Qasem Soleimani, komandant i Forcës së Jerusalemit, njësi speciale e Gardës Revolucionare të Iranit.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi më 3 janar se në afërsi të Aeroportit të Bagdadit kishte vrarë me sulm ajrorgjeneralin Qasem Soleimani, një nga komandantët më të rëndësishëm të Iranit; zëvendëskomandantin e grupit të milicisë shiite “Al-Hashd al-Shaabi”, Abu Mahdi al-Muhandis, si dhe disa oficerë iranianë.

Në sulmin ajror amerikan të së premtes patën humbur jetën gjithsej 10 persona.

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili e nderoi Soleimanin me urdhrin më të lartë të vendit vitin e kaluar, premtoi “hakmarrje të hidhur” në përgjigje të vrasjes së tij.

“Me shuarjen e tij, puna që ai bëri nuk do të ndalet; punës së tij s’do t’i mbyllet rruga. Kriminelët i prej një hakmarrje e hidhur”, deklaroi Khamenei.

 


Lajme të ngjashme