Parlamenti turk diskuton dhe voton sot për dërgimin e një kontingjenti ushtarak në Libi

Mocioni presidencial për dërgimin e një kontingjenti ushtarak në Libi po diskutohet sot (2 janar 2020) në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

1333522
Parlamenti turk diskuton dhe voton sot për dërgimin e një kontingjenti ushtarak në Libi

Debati filloi në orën 14:00 (sipas kohës lokale turke), ndërsa votimi do të bëhet pas fjalimeve të përfaqësuesve të forcave politike.

Ky mocion shpjegon arsyen përse nevojitet dërgimi i trupave në Libi dhe vë theksin mbi konfliktin dhe klimën e terrorizmit në këtë vend.

“Në rast se konflikti shndërrohet në luftë civile, negativisht do të ndikohen edhe interesat e Turqisë në rajon”, paralajmërohet në këtë mocion presidencial, i cili gjithashtu tërheq vëmendjen se kufiri dhe fushëveprimi i misionit ushtarak turk në Libi do të përcaktohen nga Presidenti.

Mocioni kërkon që të lejohet dërgimi në Libi i një kontingjenti të Forcave të Armatosura të Turqisë për një mision njëvjeçar.

Sipas mocionit presidencial në fjalë, misioni i ushtarëve turq në Libi do të përfshijë zërat e mëposhtëm:

  • Ofrimi i shërbimeve të trajnimit dhe këshillimit për formimin e një ushtrie institucionale në Libi;
  • Marrja e masave adekuate në rast të kërcënimeve ndaj interesave kombëtare të Turqisë;
  • Parandalimi i sulmeve të grupeve të paligjshme të armatosura dhe organizatave terroriste ndaj interesave turke në Libi;
  • Dërgimi i ndihmave humanitare për popullin libian;
  • Dhënia e mbështetjes ushtarake të kërkuar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë.


Lajme të ngjashme