Turqia miratoi Planin e Veprimit Sektorial Trepalësh me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu uroi që bashkëpunimi dhe solidariteti mes Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit të jetë shembull edhe për vendet tjera fqinje të rajonit.

1328341
Turqia miratoi Planin e Veprimit Sektorial Trepalësh me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin
Memmedyarov-Zalkaliani-Cavusoglu1.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu uroi që bashkëpunimi dhe solidariteti mes Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit të jetë shembull edhe për vendet tjera fqinje të rajonit.

Ministri Çavusoglu pas mbledhjes së 8-të trepalëshe të Ministrave të Jashtëm të Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit të mbajtur në kryeqytetin Tbilis të Gjeorgjisë së bashku me homologët e tij azer, Elmar Memedyarov dhe atë gjeorgjian David Zalkaliani organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke vënë në dukje se Turqia ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, ministri Çavusoglu tha: “Urojmë që bashkëpunimi dhe solidariteti mes Turqisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit të jetë shembull edhe për vendet tjera fqinje të rajonit”.

Çavusoglu bëri të ditur se në mbledhje u miratua Plani i Veprimit Sektorial Trepalësh, ndërsa theksoi se ky plan do të thellojë më tej bashkëpunimin në fushat e energjisë, transportit, tregtisë, turizmit, bujqësisë, arsimit, mjedisit dhe kulturës.

Shefi i diplomacisë turke deklaroi se janë të vendosur për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis tre vendeve dhe vijoi me këto fjalë: “Vendosëm të vazhdojmë të punojmë për rritjen e kapacitetit të hekurudhës Baku-Tbilisi-Kars. Për të rritur vëllimin tregtar, duhet t’i thjeshtojmë procedurat doganore që të lehtësohet rrjedha e tregtisë”.

Në mes tjerash ai bëri të ditur se Turqia është pro sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë dhe tha se “Gjatë mbledhjes theksuam rëndësinë e zgjidhjes paqësore të konflikteve ekzistuese brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë”.

Çavusoglu gjithashtu tha se në mbledhje tre vendet theksuan rëndësinë e solidarizimit në luftën kundër terrorizmit.

 


Lajme të ngjashme