Erdogan: Deri në vitin 2027 do të vihen në shërbim 6 nëndetëse turke

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia, nëse nevojitet, do të rrisë drejtimin ushtarak të mbështetjes ndaj Libisë.

1327655
Erdogan: Deri në vitin 2027 do të vihen në shërbim 6 nëndetëse turke
erdogan golcuk denizalti1.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia, nëse nevojitet, do të rrisë drejtimin ushtarak të mbështetjes ndaj Libisë.

Erdoan mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Komandën e kantierit në Gëlxhyk (Gölcük) të rrethit Koxhaeli (Kocaeli), për zbritjen në det të nëndetëses së parë kombëtare “Piri Reis” dhe ceremoninë e saldimit të anijes së 5-të, “Seydialireis”.   

Në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni presidenti turk u shpreh në lidhje me politikën që Turqia ndjek në Mesdheun Lindor.

Duke bërë të ditur se Greqia dhe vendet që e mbështesin atë përpiqen prej shumë vitesh që të mos lejojnë Turqinë që hedhë hapa në det, Erdoan tha: “Nëse heqim dorë nga proceset që kemi filluar me Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe Libinë, nuk do të na lënë det që të hyjmë dhe breg për të hedhur grepin e peshkimit”.   

Kurse në lidhje me nëndetësen prodhim turk tha se duke filluar që nga viti 2022, çdo vit, do të hyjë në shërbim një nëndetëse.

“Në vitin 2027, 6 nëndetëse do të fillojnë të shërbejnë nën urdhrat e Forcave Detare të Turqisë”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

 


Lajme të ngjashme