Oktay: Bayraktar TB2 do të mbrojë interesat e RTQV-së dhe Turqisë

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se avioni (droni) i parë pa pilot (IHA) që arriti në Aeroportin ”Geçitkale” do të mbrojë interesat e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe Turqisë.

1324373

Oktaj bëri një postim në median sociale Twitter në lidhje me IHA-n e parë që shkoi nga Turqia në Aeroportin “Geçitkale” të RTQV-së.

Në postimin, ku zuri vend edhe videoja e mjetit fluturues pa pilot tip Bayraktar TB2, Oktaj shkroi: “IHA jonë e parë që arriti për Aeroportin “Geçitkale” për të kryer detyrën në qiellin e Mesdheut Lindor, do të mbrojë interesat e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe Turqisë si dhe do të shërbejë në sigurinë dhe paqen e rajonit. Qoftë për të mirën e kombit tonë”.   

Lajme të ngjashme