Erdogan niset për në Zvicër për të bashkëkryesuar Forumin Global për Refugjatët

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin I Global për Refugjatët.

1324067
Erdogan niset për në Zvicër për të bashkëkryesuar Forumin Global për Refugjatët

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin I Global për Refugjatët.

Në Forumin që do të zhvillohet gjatë datave 17-18 dhjetor me mirëpritjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Zvicrës, Presidenti Erdoan do të jetë bashkëkryetar i aktivitetit me ftesë nga Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

Presidenti turk do t’i drejtohet të pranishmëve në seancën e çeljes së forumit, ku do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.  

Në forumin që zhvillohet për herë të parë në histori për refugjatët do të marrin pjesë refugjatë nga vende të ndryshme, kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, organizata të zhvillimit, liderë nga bota e biznesit, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe rreth 2 mijë delegatë nga përfaqësuesit e organizatave të ndihmave njerëzore.  

Në deklaratën e bërë nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftohet se mbi 70 milionë njerëz janë zhvendosur për shkak të luftërave, dhunës dhe mizorisë. “Qëllimi i forumit është të prodhohen qëndrime të reja nga aktorë të ndryshëm për tu ardhur në ndihmë refugjatëve dhe komuniteteve ku ata jetojnë dhe për të prodhuar obligime afatgjate”, shkruan UNHCR.

Presidenti Erdoan, në kuadër të takimeve në Gjenevë, do të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së ekspozitës me piktura dhe fotografi të refugjatëve sirianë, që jetojnë në Turqi. Kjo ekspozitë është quajtur “Jeta vazhdon, arti vazhdon”.

Kreu i qeverisë turke, i cili u nis nga Aeroporti “Ataturk” i Stambollit, shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoan (Emine Erdoğan), ministri i Punëve të Jashtme Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak), ministri i Punëve të Brendshme Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu), ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zehra Zymryt Selçuk (Zehra Zümrüt Selçuk), nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) dhe zëvendëskryetari i kësaj partie Xhevdet Jëllmaz (Cevdet Yılmaz)

 


Lajme të ngjashme