Presidenti Erdogan do të jetë bashkëkryetar i Forumit Global për Refugjatët në Gjenevë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të marrë pjesë në Forumin Global për Refugjatët, planifikuar më 16 dhe 17 dhjetor në Gjenevë.

1323629
Presidenti Erdogan do të jetë bashkëkryetar i Forumit Global për Refugjatët në Gjenevë

Forumi Global i Refugjatëve, organizuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), shërben si platforma kryesore ku zyrtarët e shteteve monitorojnë Kompaktin Global të OKB-së për Refugjatët, një nismë e themeluar në vitin 2018.

I ftuar nga Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, Presidenti Erdogan do të jetë bashkëkryetar i aktivitetit së bashku me zyrtarë të tjerë shtetërorë nga Kosta-Rika, Pakistani, Etiopia dhe Gjermania.

Në këtë forum, ku vendet e interesuara do të bëjnë deklarata të rëndësishme dhe informojnë të tjerët mbi situatën me të cilën ato përballen, do të marrin pjesë gjithashtu organizatat ndërkombëtare, sektori privat, OJQ-të dhe refugjatët.

Turqia ka mirëpritur miliona të zhvendosur nga Siria që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011. Ajo strehon aktualisht mbi 3,6 refugjatë sirianë, më shumë se çdo shtet tjetër në botë.



Lajme të ngjashme