Aksoy: Bashkimi Evropian nuk është një gjykatë ndërkombëtare

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj tha se BE nuk mund të marrë vendim për Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar

Aksoy: Bashkimi Evropian nuk është një gjykatë ndërkombëtare

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) tha se Bashkimi Evropian nuk ka asnjë autorizim për sa i përket  përcaktimit të autorizimit detar dhe nuk mund të marrë vendim në lidhje me përputhshmërinë e marrëveshjes së Turqisë me Libinë.

Hami Aksoj iu përgjigj pyetjeve në lidhje me shprehjet e Këshillit të Bashkimit Evropian kundrejt Turqisë.

“Bashkimi Evropian nuk është një gjykatë ndërkombëtare dhe në këtë aspekt nuk mund të marrë vendim për Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar”, u shpreh Aksoj.

"BE heshti kur udhëheqja greke qipriote bëri një marrëveshje, duke shkelur të drejtat e Turqisë dhe turqve të Qipros, por sot zbaton një standart të dyfishtë ndaj Turqisë. Ky qëndrim nuk mund të na dekurajojë nga mbrojtja e të drejtave dhe interesave të vendit tonë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut në Mesdheun Lindor. "

Ndërmjet Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë në datën 27 nëntor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit [i nënshkruar me Libinë] për “Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe”, i cili ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave që të dy vendeve i burojnë nga “Memorandumi i Mirëkuptimit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Ushtarak” dhe drejtësia ndërkombëtare. 

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare në Bashkimin Evropian u takuan në Bruksel dhe në komunikatën e përbashkët pretenduan se marrëveshja ndërmjet Turqisë dhe Libisë “shkel të drejtat e sovranitetit të vendeve të treta”.



Lajme të ngjashme