Turqia: Rezoluta e Senatit amerikan mbi ngjarjet e 1915-s, pa vetëdije historike dhe bazë ligjore

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë reagoi të enjten ndaj rezolutës nr. 150 të miratuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me pretendimet e pabaza armene.

1322593
Turqia: Rezoluta e Senatit amerikan mbi ngjarjet e 1915-s, pa vetëdije historike dhe bazë ligjore

“Rezoluta e miratuar nga Senati i SHBA-së më 12 dhjetor 2019 mbi ngjarjet e vitit 1915 është pa vetëdije historike dhe pa çdo bazë ligjore. Vetë rezoluta nuk është as ligjërisht e detyrueshme, as e vlefshme.

Kjo rezolutë e Senatit është një nga shembujt e turpshëm të politizimit të historisë. Sidoqoftë, ata që shfrytëzojnë historinë duke mos respektuar realitetin për interesat e tyre politike, nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.

Kjo rezolutë, në të njëjtën kohë, është një përpjekje e dëmshme që synon të ndërpresë përpjekjet për zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-SHBA.

Përpjekjet e Turqisë për të mbrojtur interesat e saj jetike në rajon do të vazhdojnë me vendosmëri pa u prekur nga rezoluta të tilla të padrejta dhe pa takt”, thuhet në njoftimin për shtyp të MPJ turke.



Lajme të ngjashme