Ambasadori amerikan në Ankara thërritet në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Ankara, David M. Satterfield u thirrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë në lidhje me vendimin e Senatit Amerikan për ngjarjet e vitit 1915.

Bëhet e ditur se zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Onal i përcolli ambasadorit amerikan reagimet e Turqisë në lidhje me vendimin në fjalë.

Ambasada amerikane në Ankara gjatë ditës u prononcua në lidhje me vendimin e Senatit Amerikan, ku tha se qëndrimi i udhëheqjes amerikane nuk ka ndryshuar dhe se pikëpamjet e ShBA-së janë pasqyruar në deklaratat e fundit të Presidentit Donald Trump të bëra në muajin prill.

Gjatë fjalimit të mbajtur më 24 prill Presidenti Trump në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 përdori shprehjen në gjuhën armene “Meds Yeghern” që do të thotë “Fatkeqësi e madhe”.

Senati Amerikan dje miratoi një projektrezolutë me të cilën ngjarjet armene të vitit 1915 cilësohen si “gjenocid”.

Lajme të ngjashme