NATO-ja e dobësuar dhe e paefektshme nuk do të kontribuojë në paqen botërore

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se një NATO e dobësuar dhe e paefektshme nuk do të kontribuojë në paqen botërore, Evropën apo Lindjen e Mesme.

NATO-ja e dobësuar dhe e paefektshme nuk do të kontribuojë në paqen botërore

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se një NATO e dobësuar dhe e paefektshme nuk do të kontribuojë në paqen botërore, Evropën apo Lindjen e Mesme.

Altun në llogarinë e tij në platformën mikroblog “Medium” publikoi një artikull në lidhje me Samitin e Liderëve të NATO-së që u mbajt në Londër të Anglisë me titull “Pas një samiti: Ku shkon NATO-ja?”

Ai vuri në dukje se disa vende për një kohë të gjatë kanë filluar debatin në lidhje me pozitën e Turqisë në NATO, ndërsa tha që “NATO-ja nuk mund të kontribuojë në paqen botërore nëse nuk e ripërtërinë veten”.

“Turqia çdoherë ka vepruar në përputhje me frymën e aleancës, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje”, deklaroi Altun, ndërsa tha se “Vendet anëtare të NATO-s, për fat të keq, nuk ka dhënë mbështetje të mjaftueshme për luftën e Turqisë kundër terrorizmit. Organizata separatiste terroriste PKK/YPG në veri të Sirisë u mbështet hapur dhe u mirëpritën anëtarët e organizatës terroriste gyleniste (FETÖ). U injorua dhe u mor në pyetje lufta e Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH. Madje liderët e disa vendeve sulmet kundër Turqisë dhe akuzat e pabaza i bënë politikë”.

Duke rikujtuar se Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe tokësore të NATO-s dhe një rëndësi strategjike për aleancën, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës tha se NATO-ja duhet të zhvillojë strategji të reja.

“Nenet e Konventës së NATO-s duhet të rishikohen dhe nëse është e nevojshme të revizionohen. Shpresojmë që Samiti i Londrës do të bëhet shkas për të diskutuar përditësimin e NATO-s nën dritën e propozimit të Turqisë. Një NATO e dobësuar dhe e paefektshme nuk do të kontribuojë në paqen botërore, Evropën apo Lindjen e Mesme”, bëri të ditur Altun.

 


Lajme të ngjashme