Turqia bojkoton ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel

Ambasadori Hakki Emre Yunt bëri të ditur se nuk  do të marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimeve Nobel në shenjë proteste ndaj shkrimtari austriak Handke.

1320582
Turqia bojkoton ceremoninë e dhënies së Çmimit Nobel

Ambasadori i Turqisë në kryeqytetin Stokholm të Suedisë deklaroi se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimeve Nobel për shkak të shkrimtarit austriak, Peter Handke, i cili mohon gjenocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe që ka shprehur hapur admirimin e tij ndaj Millosheviqit.

Ambasadori Hakki Emre Yunt bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimeve Nobel në shenjë proteste ndaj shkrimtari austriak Handke.

Yunt deklaroi se edhe ambasadori i Shqipërisë në Stokholm do të bojkotojë ceremoninë më 10 dhjetor në shenjë përkrahjeje të të afërmve të viktimave boshnjakë.

Edhe televizioni shtetëror i Suedisë “SVT” rikujtoi mesazhin e Turqisë me të cilin dënohet dhënia e Çmimit Nobel për Letërsi austriakut Peter Handke, ndërsa publikoi edhe mesazhin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë të postuar në llogarinë e saj në Twitter në gjuhën angleze.

Handke, i cili është një admirues i madh i ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, që vdiq gjatë gjykimit në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte, në një artikull të publikuar gjatë Luftës së Kosovës kishte shkruar:  “Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”.

Handke gjithashtu ka thënë që nuk beson që serbët kanë kryer gjenocidin në Srebrenicë.

 


Lajme të ngjashme