Presidenti Erdogan takon homologun afgan Eshref Gani dhe Sekretaren e Përgjithshme të KiE, Buriq

Presidenti Gani dhe Sekretarja e KiE, Buriq ishin pjesëmarrës në Konferencën e 8-të të Ministrave të Procesit të Stambollit  Zemrës së Azisë që u mbajt në Zyrën e Presidencës në Pallatin Dolmabahce në Stamboll.

1320398
Presidenti Erdogan takon homologun afgan Eshref Gani dhe Sekretaren e Përgjithshme të KiE, Buriq

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një takim me Presidentin e Afganistanit, Eshref Gani.

Presidenti Erdogan mori pjesë në Konferencën e 8-të të Ministrave të Procesit të Stambollit  Zemrës së Azisë të mbajtur në Zyrën e Presidencës në Pallatin Dolmabahce në Stamboll me temë “Paqe, Partneritet, Mirëqenie”.

Takimi i mbajtur pa praninë e mediave zgjati afërsisht 45 minuta.

Nga ana tjetër Presidenti Erdogan priti në takim edhe Sekretaren e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

Palët u takuan gjatë Konferencës së 8-të të Ministrave të Procesit të Stambollit, Zemrës së Azisë.

Bëhet e ditur se edhe ky takim u zhvillua prapa dyerve të mbyllura dhe zgjati afërsisht 21 minuta.

 


Lajme të ngjashme