Presidenti Erdogan për marrëveshjen me Libinë: “Turqia përdori të drejtën ndërkombëtare”

“Greqia, Izraeli, Egjipti dhe administrata grekoqipriote nuk mund të ndërmarrin më hapa [në Mesdheun Lindor] pa miratimin tonë”,- tha Presidenti Erdogan të hënën në mbrëmje në një transmetim direkt në TRT.

Presidenti Erdogan për marrëveshjen me Libinë: “Turqia përdori të drejtën ndërkombëtare”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve në lidhje me aktualitetin në një transmetim të përbashkët të Radiotelevizonit Publik të Turqisë (TRT).

Në lidhje me marrëveshjen e lidhur me Libinë [për përshenjimin e zonave të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor] Presidenti Erdogan tha se “me këtë memorandum mirëkuptimi Turqia në fakt përdori të drejtat që burojnë nga e drejta ndërkombëtare”.

“Kështu Greqia është zënë ngushtë, kjo është edhe arsyeja që ata janë çmendur”, shtoi ai.

“Deri më sot vetëm goditën e morën. Jo! Këtej e tutje nuk do të jetë më kështu. Tani edhe ne do t’u dalim për zot të drejtave tona”,- u shpreh Presidenti Erdoan dhe shtoi:

“Do të blejmë edhe një anije tjetër sondimi. Këto punime [për eksplorimin e hidrokarbureve] ne do ti bëjmë jo vetëm në Mesdhe, por edhe në detin e Zi, madje edhe në ujërat ndërkombëtare”.

Kreu i shtetit turk tha se janë gati për bisedime me të gjitha vendet që kanë dalje në Mesdhe dhe vazhdojnë të bëjnë thirrje për zgjidhje të drejtë.

Pyetjes “A do të dërgojë Turqia në Libi trupa ushtarake?” Presidenti Erdoan iu përgjigj kështu: “Nëse Libia e kërkon, Turqia e merr vet vendimin në lidhje me këtë çështje, nuk merr leje nga askush”.

 


Lajme të ngjashme