Turqia ngushëllon Indinë për humbjen e jetëve të 43 personave nga zjarri në një fabrikë

“Shprehim ngushëllimet tona popullit dhe qeverisë së Indisë për vdekjen e një numri të madh të njerëzve në këtë fatkeqësi”, thuhet në komunikatën e MPJ së Turqisë.

Turqia ngushëllon Indinë për humbjen e jetëve të 43 personave nga zjarri në një fabrikë

Turqia i shprehu ngushëllime Indisë për humbjen e jetëve të njerëzve nga zjarri që ra në një fabrikë në kryeqytetin Nju-Delhi.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë shprehet keqardhje për vdekjen e 43 personave nga zjarri në një fabrikë në afërsi të kryeqytetit Nju-Delhi.

“Shprehim ngushëllimet tona popullit dhe qeverisë së Indisë për vdekjen e një numri të madh të njerëzve në këtë fatkeqësi”, u tha në komunikatë.

Në zjarrin që ra në një godinë 5 katesh ku ndodhej fabrika e kartonit në rrugën Rani Jhansi, njëra prej rrugëve më të frekuentuara të Nju-Delhit, kanë humbur jetën 43 persona.



Lajme të ngjashme