Turqia arrin në marrëveshje me Rusinë për furnizimin me energji elektrike të Tel-Abyad-it

Punimet në drejtim të normalizimit të jetës në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri po vazhdojnë në mënyrë intensive.

Në këtë kontekst sipas një deklarate të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë pas bisedimeve me autoritetet ruse në Ayn Isa, u mundësua furnizimi me energji elektrike të zonës rurale të Tel-Abyad-it nga diga Tishrin.

Gjithashtu bëhet e ditur se po vazhdojnë punimet që edhe qendra e Tel-Abyadit dhe nënprefektura Rasulayn të furnizohen me energji elektrike.

Në deklaratë thuhet se 26 nga 30 puset në impiantet për përpunimin e ujit Allouk u riparuan dhe kështu u përmbushën nevojat për furnizimin me ujë të zonës së operacionit “Burimi i Paqes” si dhe të Hasekesë, Derbesiyes dhe zonat rurale të këtyre nënprefekturave.

Lajme të ngjashme