Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dënoi dhënien e çmimit Nobel për Letërsi shkrimtari Peter Handke

“Ne e kundërshtojmë me forcë dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi 2019 Peter Handke, i cili është mohues i gjenocidit boshnjak", thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dënoi dhënien e çmimit Nobel për Letërsi shkrimtari Peter Handke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë dënoi ashpër dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtari Peter Handke.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare të Ministrisë në median sociale Twitter, thuhet: “Ne e kundërshtojmë me forcë dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi 2019 Peter Handke, i cili është mohues i gjenocidit boshnjak dhe një përkrahës i fort i Millosheviçit, i cili ishte kryerësi i genocidit dhe vrasësi i vëllezërve tanë boshnjakë. Ne presim që të hiqet dorë nga ky gabimi historik, i cili do të lëndojë thellësisht këdo me ndërgjegje dhe do të bëjë edhe një herë që Çmimi Nobel të jetë i diskutueshëm”.

 


Lajme të ngjashme