Presidenti Erdogan kthehet në atdhe

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u kthye në atdhe pas vizitës në Londër, ku shkoi për të zhvilluar takime zyrtare dhe për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s.

Presidenti Erdogan kthehet në atdhe

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u kthye në atdhe pas vizitës në Londër, ku shkoi për të zhvilluar takime zyrtare dhe për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të NATO-s.

Presidenti Erdoan dhe delegacioni shoqërues mbërritën me avionin privat “TRK” në aeroportin Esenboa (Esenboğa) në Ankara në orën 00.40 me orën lokale.

Në aeroport ai u prit nga zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay), Prefekti i Ankarasë Vasip Shahin (Şahin), Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë së Ankarasë, Servet Jëllmaz (Yılmaz) dhe autoritete të tjera.

Së bashku me Presidentin Erdoan erdhi edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoan, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak), ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, Ministri i Rinisë dhe Sportit Muharrem Kasapollu (Kasapoğlu), zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik, Deputeti i (AK Partisë) nga Izmiri Binali Jëlldërëm (Yıldırım), Drejtori i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (Kalın).

 

 


Lajme të ngjashme