Kurtulmus: Presim që NATO-ja të na mbështesë në luftën kundër terrorit

Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Numan Kurtullmush (Kurtulmuş) tha se presin që NATO-ja të mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorit.

1319027
Kurtulmus: Presim që NATO-ja të na mbështesë në luftën kundër terrorit

Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Numan Kurtullmush (Kurtulmuş) tha se presin që NATO-ja të mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorit.

Kurtullush vlerësoi për Radio Televizionin Turk rezultatin e dalë nga Samiti i NATO-s, i cili u zhvillua në Londër, kryeqytetin e Anglisë.

Atij iu drejtua pyetja se a gjetën përgjigje pritshmëritë e Turqisë në Komunikatën Përfundimtare të NATO-s.  

“Shprehja për një vendosmëri të përbashkët kundër terrorit është e rëndësishme por e pamjaftueshme. Pranoi si organizatë terroriste edhe PYD/YPG-në, që ka dëmtuar dhe është bërë shkak për mijëra të vrarë në Turqi, pranoni si organizatë terroriste edhe organizatën terroriste gyleniste FETO. Ejani tju shohim edhe ju në luftën kundër DAESH-it. Kështu që demonstrohet një luftë konkrete kundër terrorit. Në teori kjo është një gjë e mirë por në periudhën në vijim do të shohim se si do të zbatohet kjo në praktikë”, u përgjigj Kurtullmush.

Ai tha se Turqia mirëpret mbi 4 milionë sirianë, por vendet e huaja, me në krye ato në Evropë nuk kanë dhënë mbështetje në këtë çështje dhe NATO-ja bëri mbledhje në mes të të gjitha këtyre debateve.

Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim tha se çështja për pranimin e PYD/YPG si organizatë terroriste ka të bëjë me çështjen e sigurisë kombëtare të Turqisë dhe shtoi: “Këtë do ta themi në të gjitha platformat ndërkombëtare dhe në fund ne do të fitojmë”.



Lajme të ngjashme