Çavusoglu: Libia nuk përulet përballë kërcënimeve të Greqisë

Libia nuk do të përulet përballë kërcënimeve të Greqisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të dëbuar ambasadorit libian në Athinë, tha të premten në Romë ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Çavusoglu: Libia nuk përulet përballë kërcënimeve të Greqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha të premten se Libia, e cila ka firmosur me Turqinë një memorandum mirëkuptimi për “Përshenjimin [delimitimin] e zonave të juridiksionit detar në Mesdhe”, nuk do të përulet përballë kërcënimeve të Greqisë, e cila mori vendim për dëbimin e ambasadorit libian në Athinë.

Këto deklarata kryediplomati turk i bëri për gazetarët në kryeqytetin italian, Romë.

Çavushollu e cilësoi si një veprim të papranueshëm dëbimin e Ambasadorit të Libisë në Greqi.

“A është e drejtë të kërcënosh një vend? Pastaj kjo [marrëveshja] nuk është një diçka sekrete. A është e mundur që të mbetet e fshehtë një marrëveshje që kalon nga kuvendi ynë? Nëse ti e merr në telefon Libinë dhe i thua ‘Do të ta dëboj ambasadorin nëse nuk ma dërgon mua atë dokument’ [marrëveshjen], atëherë edhe Libia nuk do të përulet përballë një situate të tillë. Nëse do ta kishin kërkuar si njeri, atëherë do t’ua kishte dhënë edhe Libia, edhe ne”,- shtoi ai.

Çavushollu foli edhe për dy planet e mbrojtjes, që kanë të bëjnë me të ardhmen e NATO-s dhe që u diskutuan nga liderët e vendeve anëtare të Aleancës në samitin e Londrës [3-5 dhjetor].

Plani Baltik [për mbrojtjen e vendeve baltike] nuk do të publikohet para planit të Turqisë, që e cilëson si kërcënim YPG-në, e cila është derivati sirian i organizatës separatiste terroriste PKK”,- nënvizoi Çavushollu.



Lajme të ngjashme