Minnihanov: Marrëdhëniet e mira Turqi-Rusi pasqyrohen pozitivisht në Tartaristan

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank bëri të ditur se në takimin e zhvilluar të mërkurën me Presidentin e Tartaristanit, Rustem Minnihanov u shqyrtua bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

1318174
Minnihanov: Marrëdhëniet e mira Turqi-Rusi pasqyrohen pozitivisht në Tartaristan

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank bëri të ditur se në takimin e zhvilluar të mërkurën me Presidentin e Tartaristanit, Rustem Minnihanov u shqyrtua bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

“Zhvilluam një bisedë produktive veçanërisht në lidhje me bashkëpunimin që mund të bëjmë në fushën e ushqimit hallall dhe teknologjisë. Këtej e tutje do të vlerësojmë me shpejtësi mundësitë e investimeve të reja”, tha Varank.

Varank ndodhet në Tartaristan për të marrë pjesë në Panairin e 19-të Ndërkombëtar të Prodhimit të Makinave, ku zhvilloi një takim dypalësh me Presidentin Minnihanov dhe ndërmjet delegacioneve.  

Në takimin e zhvilluar pa praninë e mediave dhe që vazhdoi për 45 minuta, u shqyrtuan çështjet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ministri Varank tha se Tartaristani zotëron një vend të rëndësishëm në marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë dhe krahas lidhjeve historike rreth 140 kompani turke kanë një investim prej 2,5 miliardë dollarësh  (në Tartaristan).  

“Ndërkohë që këto kompani janë të dobishme edhe për ekonominë ruse dhe tartare, kontribuojnë edhe në eksportin nga Turqia”.

Edhe presidenti Minnihanov tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e kompanive turke në ekonominë e vendit të tij.  

Ai tha gjithashtu se marrëdhëniet e ngrohta ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin kanë ndikime pozitive dhe shtoi se janë duke punuar shumë për të realizuar synimin e dy liderëve për një vëllim tregtar 100 miliardë dollarësh.



Lajme të ngjashme