Samiti i NATO-s - Erdogani u dhuroi liderëve librin për rolin e Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u dhuroi liderëve pjesëmarrës në Takimin Katërpalësh për Sirinë, organizuar në Londër në kuadër të Samitit të NATO-s, librin "Turqia, anëtarja e fuqishme e aleancës strategjike".

1317311
Samiti i NATO-s - Erdogani u dhuroi liderëve librin për rolin e Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u dhuroi liderëve pjesëmarrës në Takimin Katërpalësh për Sirinë, organizuar në Londër në kuadër të Samitit të NATO-s, librin "Turqia, anëtarja e fuqishme e aleancës strategjike", i përgatitur nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës në gjuhët turqisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. .

Nga një kopje të librit Erdoani ua dhuroi Presidentit të Francës Emmanuel Macron, kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

Libri përmban informacione të detajuara në lidhje me kontributin e anëtares së NATO-s, Turqisë, dhe misionet që ka marrë përsipër ajo [Turqia] në kuadër të Aleancës.

Gjithashtu libri trajton edhe këndvështrimin e Turqisë dhe të vendeve të tjera ndaj NATO-s, kurse një kapitull i është rezervuar pritshmërive të Turqisë nga NATO. Në këtë pjesë të librit vihet theksi në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe pritja për vazhdimin e kontributeve të NATO-s në mbrojtjen e Turqisë.

Një çështje tjetër që zë vend në këtë kapitull të librit ka të bëjë me pritjen e Turqisë nga vendet donatore anëtare të NATO-s për të kontribuar në krijimin e zonës së sigurt [në veri të Sirisë].

Krahas librit "Turqia, anëtarja e fuqishme e aleancës strategjike”, në samitin e liderëve dhe në takimet dypalëshe që do të mbahen në kuadër të samitit të NATO-s në Londër, liderëve do t’u dhurohen edhe librat “Lufta e Turqisë kundër terrorizmit” dhe “Jeta e re në Siri”, libra që janë përgatitur më herët nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë.

Libri "Lufta e Turqisë kundër terrorizmit" u ishte dhuruar Presidentit Donald Trump dhe delegacionit amerikan gjatë vizitës që Presidenti Erdoan kishte realizuar muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

 


Lajme të ngjashme